Telegrafi

Lazio triumfon me rikthim ndaj Juventusit

Lazio (Foto: Paolo Bruno/Getty Images/Guliver)

Lazio ka fituar me rikthim 3-1 ndaj Juventusit në takimin e vlefshëm për jaëvn e 15-të në Serie A, duke ia shkaktuar humbjen e parë këtë sezon.

Pjesa e parë e takimit u karakterizua me lojë për një nuancë më të mirë të Juventusit, por ishin të dy skuadrat që shënuan nga një gol.

Goli i parë në këtë pjesë erdhi në minutën e 25-të dhe ishte Cristiano Ronaldo, i cili shënoi për 0-1 pas asistimit të Rodrigo Bentancur.

Festa e Ronaldos (Foto: Marco Rosi/Getty Images/Guliver)

Kur pritej që kjo pjesë të përfundonte, në minutat shtesë ishte mbrojtësi Felipe Luiz që shënoi me kokë për 1-1.

Në pjesën e dytë, vendasit ishin diçka më të mirë dhe kërkues, duke gjetur edhe golin e fitores, kjo edhe falë kartonit të kuq nga Juan Cuadrado (69′).

Goli i epërsisë se Lazios erdhi në minutën e 74-të dhe ishte Sergej Milinkovic-Savic, i cili shënoi për 2-1 pas asistimit të bukur nga Luis Alberto.

Lazio pati mundësi ideale ta shtonte epërsinë në minutën e 79-të, por Wojciech Szczesny priti penalltinë e Ciro Immobiles, ndërsa vetëm në shtesë ishte Felipe Caciedo që vendosi rezultatin përfundimtar 3-1.

Pas kësaj fitore, Lazio ka 33 pikë në vendin e tretë apo tri më pak se Juventusi në vendin e dytë.

Në ndeshjen e radhës, kryeqytetasit udhëtojnë te Cagliari, ndërsa Juve e pret në shtëpi Udinesen. /Telegrafi/