Marrëveshja e Lazios me klubin turk Fenerbahce për sulmuesin Vedat Muriqi është bërë me katër këste për vlerën e 17.5 milionë eurove.
“il Tempo” shkruan se Biancocelestet tashmë ka paguar këstin e parë, prej 4.875 milionë euro te Fenerbahce për 26-vjeçarin.
Pagesa e dytë, me vlerë të njëjtë me atë të parë, duhet të paguhet deri në fund të vitit kalendarik, megjithëse Lazio po kërkon ta shtyjë për në janar.
Në rast të pagesave me vonesë, siç është rënë dakord mes dy palëve, Fenerbahce do të ketë të drejtë të marrë mbi 18 për qind të shumës që janë dakorduar.
Muriqi ka bërë shtatë paraqitje në të gjitha garat deri më tani këtë sezon, duke luajtur në total 284 minuta, ku ende se ka gjetur golin.
Ai në tri ndeshjet e fundit të Kosovës ka shënuar dy herë. /Telegrafi/