Lazio do ta shkarkojë Stefano Piolin dhe do ta angazhojë Simone Inzaghin në postin e trajnerit – bëjnë të ditur mediat italiane.
Këtë sezon, Biancocelestët u eliminuan që në fazën kualifikuese të Ligës së Kampionëve, pastaj nga Europa League dhe nga Kupa e Italisë.
Objektivi i tyre i vetëm kishte mbetur fitorja në Derby della Capitale, por edhe atë e humbën me rezultat 1-4 nga Roma.
Sipas Sky Sport Italia, shefat e Lazios do t’ia tregojnë derën trajnerit aktual dhe në pjesën e mbetur të sezonit pritet ta angazhojnë ish-sulmuesin e tyre.
Inzaghi është aktualisht trajner i të rinjve dhe thuhet se do t’i ofrohet drejtimi i ekipit të parë. /Telegrafi/