Telegrafi

Lazio siguron mbijetesën

Genoa në këtë takim hyri vetëm sa për t’i kënaqur tifozët, pasi që nuk kishte për çfarë të luante sepse ëndrrat për Evropë ishin shuar që moti. Rodrigo Palacio e kaloi në epërsi Genoan (8’), kurse dy golat tjerë në pjesën e parë nga Andre Dias (25’) dhe Sergio Floccari (32’), mjaftuan që Lazio të shënojë fitore prej 2-1 dhe të sigurojë kështu dhe matematikisht mbijetesën në elitën e futbollit italian.

Fiorentina nga ana tjetër dështoi të fitojë përsëri, pasi la që në pjesën e dytë Sergio Pellisier (54’) dhe Sardo (75’) të shënojnë dy golat e fitores për 2-0 dhe fitoren e madhe të Chievos në Artemio Franchi. Fiorentina ka tani 46 pikë, dy më pak se Chievo në pozitat 10 respektivisht 11.

Napoli ia ka vështirësuar vetes punët për sigurimin e një vendi që çon në Europa League, pasi që barazoi në shtëpi ndaj Cagliarit duke lënë që Juventusi të ngjitet në pozitën e gjashtë. Tani Napoli gjendet në pozitën e shtatë me 53 pikë, një më pak se Juventusi në pozitën e gjashtë. /Telegrafi/