Telegrafi

Lazio shkatërron Milanin edhe me dy gola për dy minuta, shënojnë spektakolari Immobile dhe Luis Alberto (Video)

Lazio ka shënuar edhe golin e tretë dhe të katërt në ndeshje ndaj Milanit, e vlefshme për javën e tretë të kampionatit italian, Serie A.

Është përsëri sulmuesi italian, Ciro Immobile, i cili ka kompletuar het-trikun e tij duke shënuar për 3-0.

Goli i Immobiles erdhi në minutën e 38 të ndeshjes pas asistimit të Marco Parolos.

Ndërsa, vetëm dy minuta më vonë ishte Luis Alberto, i cili shënoi për 4-0 pas asistimit të Immobiles.  /Telegrafi/