Telegrafi

Lazio rrëmben pozitën e dytë në Serie A, pas fitores në derbin ndaj Interit

Lazio e ka fituar derbin ndaj Interit 2-1 në kuadër të javës së 24-të në Serie A.

Nerazzurët e filluan mjaftë mirë takimin, derisa ishin të parët që kaluan në epërsi.

Ishte Ashley Young, ai që e kaloi Interin në epërsi në minutën e 44-të, duke bërë që 45 minutëshi i parë të përfundonte me rezultatin 1-0.

Lazio vs Inter (Foto: Paolo Bruno/Getty Images/Guliver)

Por, në pjesën e dytë vendasit kishin një fytyrë tjetër shkaku që arritën të shënonin dy gola për pak minuta.

Lazio fitoi një penallti në minutën e 50 të cilën në gol e konvertoi Ciro Immobile për t’i barazuar shifrat në 1-1.

Lazio vs Inter (Foto: Paolo Bruno/Getty Images/Guliver)

Më pas, Sergej Milinkovic-Savic heshti tifozët e Interit me golin e dytë të realizuar në minutën e 69-të, e që doli të jetë gol i tri pikëve për vendasit.

Interi tentojë deri në fund që të merrte së paku një pikë nga ky takim, mirëpo nuk ja doli shkaku që lacianët ishin tejet të fortë në pjesën defanzive.

Lazio vs Inter (Foto: Paolo Bruno/Getty Images/Guliver)

Pas javës së 24-të, Lazio është ngjitur në pozitën e dytë me 56 pikë, derisa Interi në të tretin me 54 sosh.

Në xhiron e 25-të, skuadra e Antonio Contes do të ketë punë me Sampdorian, derisa ata të Pipo Inzaghit do të takohen me Genoan. /Telegrafi/