Oferta e Napolit për portierin e Lazios, Thomas Strakosha, është refuzuar.
Sipas CalcioNapoli24, Napoli ka ofruar fillimisht 10 milionë euro dhe Nikola Maksimovic.
Por pastaj 18 milionë euro dhe Lorenzo Tonelli, por të dy ofertat janë refuzuar.
Sipas kësaj ueb faqeje në listë janë edhe portieri i Udineses, Alex Meret dhe ai i Paris Saint-Germain, Alphonse Areola.
Lazio nuk janë në presion që ta shesin Strakoshën.
Mësohet se interesimi i Liverpoolit mbetet dhe më tutje, ndërsa mund të ketë takim mes klubeve në muajt e ardhshëm.
Strakosha ka pasur një sezon të jashtëzakonshëm te Lazio dhe Shqipëria. /Telegrafi/