Francesco Acerbi është në qendër të kritikave, pas një veprimi që bëri në humbje 2-1 në shtëpi të Lazios ndaj Milanit në kuadër të javës së 34-të në Serie A.
Tifozët vunë re se lojtari po qeshte me vete pasi pranoi atë gol dhe po ashtu edhe Adam Marusic, i cili reagoi me inat dhe i bërtiti në fytyrë.
Dyshja vazhduan të grindeshin ndërsa festimet e Milanit vazhduan pas tyre.
E, lidhur me këtë ka reaguar edhe Acerbi, ku me anë të një postimi në Instagram, iu tha tifozëve “mjaft”, teksa shtoi se e qeshura e tij ishte “histerike” për siç shton ai “se i humbëm dy pikë në mënyrë të pabesueshme”.
“Mjaft më me këto akuza. Gjithmonë kam dhënë gjithçka për këto ngjyra dhe jam krenar dhe i nderuar që kam fituar trofe me këtë fanellë. Unë bëra gabim në atë rast, e pranoj dhe kam kërkuar falje. Por, qeshja e sontme ishte histerike, për faktin se i humbëm pikët në mënyrë të pabesueshme, e jo pse isha i lumtur që pësuam gol. Nuk dua që asnjë tifoz ta mendojë këtë për mua”, ka thënë Acerbi.
Acerbi’s done with that shit club pic.twitter.com/wYBEKE14A1
— Lupo 🐺💛❤️ (@LupoASRoma) April 24, 2022
Gjithsesi ishte tashmë një situatë shumë e tensionuar, pasi ultrasit e Lazios nga Curva Nord bojkotuan ndeshjen në shenjë proteste për çmimet e larta të biletave dhe ndodheshin jashtë Stadio Olimpico.
Milani ndihej më shumë si një ndeshje në shtëpi, pasi kishte rreth 15,000 tifozë krahasuar me 10,000 që brohorisnin për Lazion. /Telegrafi/