Telegrafi

Lazio përballet me një problem të ri me Mallorcan për Muriqin

Lazio po përpiqet të shesë lojtarët dhe të mbledhë fonde, por raportohet se Real Mallorca dëshiron një zbritje çmimi për Vedat Muriqin.

Shpresohej që Muriqi të sillte 12 milionë euro pas përfundimit të një periudhe huazimi gjashtëmujore me një kosto prej 0.5 milion euro.

La Gazzetta dello Sport pretendon se klubi spanjoll dëshiron ta blejnë Muriqin, por jo për 12 milionë euro që ishin rënë dakord më parë.

Mallorca i ka kërkua zbritje Lazion për kartonin e lojtarit.

Reprezentuesi kosovar shkëlqen te Mallorca, duke shënuar pesë gola dhe duke dhënë tre asistime në 15 paraqitje në La Liga.

Lazio ka nevojë të shesë Muriqin, pasi ka paguar 20 milionë euro për ta nënshkruar atë nga Fenerbahce në shtator 2020.

Qendërsulmuesi 28-vjeçar bëri 49 paraqitje konkurruese me fanellën e Lazios, duke shënuar vetëm dy gola. /Telegrafi/