Telegrafi

Igli Tare pas dyshes së talentuar

Lazio po mendon për sulmuesin e Atletico Madridit, Luciano Vietto dhe mbrojtësin e Evertonit, Funes Mori.

Klubi italian është e fokusuar në nënshkrimin e një trajneri të ri, por gjithashtu është duke shqyrtuar disa opsione në treg për përforcimin e skuadrës.

Sipas Corriere dello Sport, Lazio mund të marrë për sezonin e ri sulmuesin 22-vjeçar të Atletico Madrid, Luciano Vietto, pasi është shumë i pakënaqur me hapësirat që Diego Simeone po ia jep, kështu që ai mund të pranojë huazimin.

Një lojtar tjetër që drejtori sportiv, Igli Tare, është duke pasur parasysh është mbrojtësi Funes Mori, i cili luan për Everton, por ky opsioni në këtë moment është konsideruar shumë e shtrenjtë dhe kërkohet gjithashtu me huazim. /Telegrafi/