Site icon Telegrafi

Lazio nënshtron Interin në ‘Olimpico’ në ndeshjen që u shënuan katër gola

Lazio ka arritur të shënojë fitore ndaj Interit me rezultat 3-1 në kuadër të javës së tretë në Serie A.

Ndeshja nisi më mirë për Lazion që kishin dy raste shumë të mirë me Ciro Immobilen në minutat 16’ dhe 37’, por italiani nuk e gjeti rrjetën.

Goli i parë në ndeshje erdhi në minutën e 40-të, kur Sergej Milinkovic-Savic harkoi në zonë një top, ku gjeti kokën e Felipe Anderson që shënoi për 1-0.

https://twitter.com/Skeeeend/status/1563247439590871040

Pjesa e parë u mbyll me këtë rezultat, ndërsa pjesa e dytë ishte më e bukur.

Ndeshja u barazua në minutën e 51-të kur Lautaro Martinez arriti të shënojë për 1-1.

Interi ka mundur të kalojë në epërsi në minutën e 65-të, por Milan Skriniar u ndal nga portieri vendas.

Lazio ktheu epërsinë në minutën e 75-të me një super gol të Luis Albertos që e la pa lëvizur portierin Samir Handanovic.

Dilema e fituesit u zgjidh në minutën e 86-të, kur Pedro me një driblim të bukur shmang mbrojtjen e Interit dhe shënon për 3-1.

https://twitter.com/Full_timeFT/status/1563265996894642177

Pas kësaj fitoreje Lazio ka 7 pikë, ndërsa Interi mbetet me 6 pikë. /Telegrafi/

Standings provided by SofaScore LiveScore
Exit mobile version