Telegrafi

Lazio në epërsi ndaj Milanit, Biglia shënon nga penaltia (Video)

Lazio ka kaluar në epërsi ndaj Milanit.

Është mesfushori argjentinas, Lucas Biglia, i cili ishte i saktë nga pika e bardhë duke mposhtur Gianluigi Donnarumman për 1-0.

Goli i Biglias erdhi në minutën e fundit të pjesës së parë, teksa penaltia erdhi pasi Ciro Immobile u pengua në zonë. /Telegrafi/