Lazio tani është klubi i vetëm italian që do të luajë në tri fronte, pasi arritën në gjysmëfinale të Kupës së Italisë.
Klubi kryeqytetas preku gjysmëfinalen e Kupës së Italisë pasi e eliminoi Interin pas trilerit në penallti.
Koha e rregullt e ndeshjes përfundoi pa gola, ndërsa në vazhdime të dy skuadrat shënuan nga një gol në përballjen e Giuseppe Meazzas.
Lazio do të përballet me Milanin në gjysmëfinale, ndërsa Atalanta dhe Fiorentina janë pretendentët e tjerë për trofeun e Kupës, pas fitoreve ndaj Juventusit dhe Romës.
Kjo do të thotë se Lazio është e vetmja skuadër e mbetur italiane që do të jetë në garë në tri fronte.
Klubi Aquile do t’i kthehen ndeshjeve evropiane ndaj spanjollëve të Sevillës në raundin e 1/32-tës në Ligën e Evropës.
Ndeshja e parë është në 14 shkurt në Romë, ndërsa ajo kthyese në Spanjë më 20 shkurt.
Juventusi dhe Roma u rrëzuan nga Coppa Italia në çerekfinale, ndërsa Milani dhe Atalanta janë jashtë Ligës së Evropës, i vetmi klub që luan në tri fronte është Lazio. /Telegrafi/