Telegrafi

Lazio konfirmon transferimin e Correas te Interi dhe zbulon shifrat e marrëveshjes

Lazio ka konfirmuar lëvizjen e Joaquin Correa te Interi në një marrëveshje fillestare huazimi, por me një detyrim blerje.

Sulmuesi argjentinas është bashkuar me Nerazzurrët në një marrëveshje të përkohshme, por Interi duhet ta bëjë lëvizjen e tij të përhershme në fund të sezonit.

Lazio ka zbuluar shifrat zyrtare të marrëveshjes në një deklaratë zyrtare të publikuar sot (e enjte).

Lexo po ashtu Joaquin Correa arrin në Milano për teste mjekësore

“Lazio njofton se ka huazuar Joaquin Correan tek Interi në një marrëveshje të përkohshme prej 5 milionë eurosh + TVSH, e cila mund të paguhet në tre këste, përveç një ndryshimi prej 1 milion eurosh në lidhje me rezultatet sportive, të pagueshme në një vit”.

“Internazionale SpA do të ketë një detyrim për ta bërë transferimin të përhershëm në rast të gjendjes pezulluese, duke paguar 25 milionë euro + TVSH të pagueshme në tre vjet”, thuhet në njoftimin zyrtar të klubit kryeqytetas.

Correa mbërriti në stërvitjen e Interit këtë mëngjes dhe pritet të jetë në dispozicion për ndeshjen e nesërme të Serie A kundër Hellas Verona.

27-vjeçari shënoi 30 gola në 117 paraqitje me Lazion gjatë periudhës së tij trevjeçare në Stadio Olimpico.

Argjentinasi luajti çdo ndeshje të Lazios nën drejtimin e Simone Inzaghit me të cilin ribashkohet në Giuseppe Meazza. Kampionët e Serie A ende nuk kanë njoftuar zyrtarisht nënshkrimin e Correas. /Telegrafi/