Site icon Telegrafi

Lazio kërkon shumë për ta lënë të lirë Strakoshën

Thomas Strakosha . (Photo by Marco Luzzani/Getty Images)

Thomas Strakosha mund të largohet nga Lazio gjatë afatit kalimtar të verës.

Portieri shqiptar ka shkëlqyer në vitet e fundit me fanellën e skuadrës italiane Lazio.

E falë paraqitjeve të mira të tij, Strakosha është bërë objektiv i skuadrave të mëdha angleze.

Dy ekipet londineze, Arsenal dhe Tottenham Hotspur po dublojnë për të nënshkruar me reprezentuesin shqiptar.

Thomas Strakosha. (Photo by Gabriele Maltinti/Getty Images)

Mediat italiane kanë raportuar se Lazio do ta lë të lirë Strakoshën, vetëm nëse vije një ofertë mbi 35 milionë euro.

24-vjeçari ka qenë titullar në 44 ndeshje këtë edicion për Lazion, ku në 13 prej tyre e ka mbajtur portën e pa prekur në të gjitha garat.

Strakosha iu bashkua Lazios në verën e vitit 2012 nga Panionis, ndërsa ka kontratë me klubin italian deri në verën e vitit 2022. /Telegrafi/

Exit mobile version