Lazio është duke u përpjekur të gjejë klub për Vedat Muriqin, pas sezonit debutues në Serie A, ku nuk i ka mbushur pritshmëritë.
Sulmuesi i Kosovës kushtoi 18.5 milionë euro plus bonuset kur u transferua nga Fenerbahce në shtatorin e kaluar, mirëpo ka shënuar vetëm dy gola në 25 ndeshje konkurruese.
Ai ishte konsideruar si alternativë për Ciro Immobilen, mirëpo mbeti prapa Joaquin Correa dhe Felipe Caicedo në përzgjedhjet e trajnerit.
Nëse Lazio dështon të kualifikohet në Ligën e Kampionëve, atëherë do t’i ulë shpenzimet dhe Muriqi është i pari në listën e shitjeve.
Sipas La Lazio Siamo Noi, kthimi në Fenerbahce është një opsion i mundshëm, pasi klubit turk po i mungon 26-vjeçari, i cili kishte shënuar 17 gola në 36 paraqitje në edicionin 2019/2020.
Një opsion i mundshëm është edhe Liga Premier, kur kërkohet nga Burnley, Manchester United dhe Tottenham Hotspur. /Telegrafi/