Telegrafi

Lazio iu kthehet fitoreve, Bari barazon ndaj Parmës

Lazio nisi mirë takimin, kur Tomasso Rochi shënoi për epërsinë e parë (4’), me anë të asistimit të Maurit.

Lazio kreu punën në pjesën e parë, kur Sergio Floccari shënoi për 2-0 dhe fundosjen e ishullorëve (37’).

Nga ana tjetër, Bari mezi arriti të nxjerrë një barazim 1-1 ndaj Parmës në San Nicola.

Të parët në epërsi kaluan mysafirët nga Parma që shënuan me anë të golit të Zenonit me asistim të Hernan Crespos (36’).

Bari u mbrojt mirë, dhe bëri presion, që iu shpagua në minutat e fundit të takimit, kur Andrea Masiello shënoi për 1-1 (85’) dhe siguroi një pikë të artë të Barit.

Lazio përkohësisht është jashtë zonës së rrezikshme, kurse Parma dhe Bari mbeten në pozitat 12 respektivisht 11. /Telegrafi/