Këtë të diel përfundon sezoni 2017/18 në Serie A.
Në xhiron e fundit përballen Interi e Lazio dhe për të dy skuadrat është një ndeshje e rëndësishme.
Kjo ndeshje luhet për një vend që dërgon në Ligën e Kampionëve, vendasve iu duhet vetëm një barazim, kurse mysafirëve fitorja.
Për skuadrën nga qyteti i Romës pritet të kthehet nga minuta e parë Ciro Immobile, ndërsa Stefan de Vrij me shumë mundësi do jetë startues.
Te zikaltrit kthehet Roberto Gagliardini, por me shumë mundësi nuk do të luajë, ndërsa më poshtë keni formacionet e mundshme:
Lazio (3-5-2): Strakosha; Luiz Felipe, De Vrij, Radu; Marusic, Murgia, Lucas Leiva, Milinkovic Savic, Lulic; Anderson, Immobile.
Inter (4-2-3-1): Handanovic; Cancelo, Skriniar, Miranda, D’Ambrosio; Vecini, Brozovic; Candreva, Rafinha, Perisic; Icardi. /Telegrafi/