Lazio është vënë në gjurmët e Xherdan Shaqirit që shihet si përforcim për sezonin e ardhshëm.
Sipas ‘Lalaziosiamonoi.it’, Igli Tare e pëlqen shqiptarin që aktualisht është te Liverpooli dhe ka edhe dy vite kontratë.
Liverpooli e kishte blerë Shaqirin në vitit 2018, ndërsa klubeve të interesuara vitin e shkuar u kishte kërkuar 25 milionë euro.
Këtë vit çmimi pritet të jetë më i ulët.
Shaqiri këtë edicion në 13 ndeshje në Ligën Premier ka luajtur 520 minuta, por vetëm një herë ka luajtur 90 minuta.
Ai gjatë kësaj periudhe ka asistuar dy herë. /Telegrafi/