Telegrafi

Lazio fiton me rikthim ndaj Fiorntinës falë dyshes Immobile – Alberto, mbetet në luftë për titull

Ciro Immobile i SS Lazio (Foto: Marco Rosi - SS Lazio/Getty Images)

Lazio është rikthyer nga humbja në ndeshje ndaj Fiorentinës, duke triumfuar në fund me rezultat 2-1.

Fillimi i ndeshjes ishte shumë i fortë me disa raste. Manuel Lazzari (Lazio) dhe Franck Ribery (Fiorentina) ishin afër të shënonin në gjashtë minutat e parë të ndeshjes .

Por Fiorentina e mori epërsinë në minutën e 25-të të takimit pas një goli shumë të bukur të Ribery.

Franck Ribery në aksion (Foto: Paolo Bruno/Getty Images)

37-vjeçari mori një top jashtë zonës dhe filloi driblimin, duke i lënë të shtangur Marco Parolon dhe Patric, pastaj kaloi edhe Francesco Acerbin për të shënuar për 1-0.

 

Lazio provoi ta barazojë në pjesën e parë, por nuk ia arriti.

Pjesa e dytë ishte më e mirë për kryeqytetasit, pasi rritën presion dhe rastet para portës së Fiorentinës.

Pamje nga ndeshja (Foto: Paolo Bruno/Getty Images)

Për të ardhur te goli i barazimit Lazio u desh të pres deri në minutën e 67-të, kur edhe fituan penallti.

Nga pika e bardhë i saktë doli Ciro Immobile për (1-1).

 

Lazio tentonte fitoren, ndërsa Fiorentina rrezikonte nga kundërsulmet, ku shpesh ishte edhe e rrezikshme.

Ciro Immobile (Foto: Marco Rosi – SS Lazio/Getty Images)

Goli i fitores erdhi në minutën e 83-të, kur Luis Alberto shënoi me një goditje të bukur jashtë zonës.

 

Me këtë fitore Lazio ka 65 pikë, katër më pak se Juventusi që është lider. /Telegrafi/