Lazio e ka mposhtur Milanin në kuadër të javës së 11-të në Serie A.
Ndeshja që u zhvillua në San Siro përfundoi me rezultat 1-2 në favor të skuadrës romake.
Goli i parë në këtë takim u shënua nga Ciro Immobile që realizoi në minutën e 25-të nga asistimi i Manuel Lazzarit.
Por, pas vetëm tre minutash, Rossonerët i barazuan shifrat fal auto-golit të shënuar nga Bastor, duke bërë që pjesa e parë të përfundonte 1-1.
Pjesa e dytë ishte në favor të Lazios, që arriti ta realizonte golin e fitores me anë të Joaquin Correas në minutën e 83-të.
‘Djajtë’ tentuan që të merrnin së paku një pikë nga ky takim, por Lazio ishte e vendosur ta ruante epërsinë dhe nuk lejoi hapësira.
Pas javës së 11-të, Milani gjendet në vendin e 11-të me 13 pik, ndërsa në javën e 12-të do t;i shkojë Juventusit. /Telegrafi/