Telegrafi

Lazio fiton në çastet e fundit

Argjentinasi Mauro Zarate i kaloi italianët në epërsi pas 20 minutash lojë, me Sebastian Eguren që barazoi pas po kaq minutash tjera (40’).

Vendasit pësuan një goditje kur Francelino Metuzalem u përjashtua nga loja në minutën e 68-të të lojës për shkak të dy kartonëve të verdhë. Por kjo nuk i ndaloi italianët të nxjerrin tre pikë, të cilat i siguroi kapiteni i ekipit, Rocchi, në kohën shtesë të ndeshjes.

Ky është takimi i dytë brenda dy ditëve në garat evropiane që një ekip italian del fitues ndaj një ekipi spanjoll. Dje Milani mposhti me rezultat 3-2 Real Madridin në takimin e Ligës së Kampionëve të zhvilluar në Bernabeu.

Në ndeshjen tjetër të grupit G të Ligës së Evropës, Red Bull Salzburg ka shënuar fitore minimale ndaj bullgarëve të Levski Sofia, për të ruajtur kreun e tabelës. Austriakët kanë maksimumin e pikëve, nëntë nga tre takime, dhe ndiqen në pozitën e dytë nga Lazio me gjashtë pikë./Telegrafi/