Site icon Telegrafi

Lazio fiton derbin me Juventusi, vazhdon të përforcojë pozitën e dytë

Lazio ka arritur të mposht Juventusin në ‘Olimpico’ me rezultat 2-1 në kuadër të javës së 29-të të Serie A.

Vendasit e nisi shumë më mirë ndeshjen, duke rrezikuar që në start dy herë me Ciro Immobilen, por që nuk arriti të shënojë.

Kryeqytetasit arritën epërsinë në minutën e 39-të me Sergej Milinkovic-Savic që shënoi për 1-0.

https://twitter.com/Reinaldodcg9/status/1644784648025780224

Goli i rishikua në VAR dhe doli që ishte i rregullt, pasi Alex Sandro u rrëzua në zonë pas një përplasje në zonë.

Në minutën e 42-të, Juventusi shënoi për golin e barazimin me Adrien Rabiot që përfitoi nga një lëshim në zonë i Lazios.

Me të filluar pjesa e dytë, Lazio arriti të kthejë epërsinë, kur Luis Alberto asistoi te Mattia Zaccagni i cili shënoi për 2-1.

https://twitter.com/eurofootcom/status/1644792921424642049

Deri në fund Juventusi, tentoi të barazojë, sidomos me Federico Chiesan, në dy raste, por pa sukses.

Lazio mban pozitën e dytë me 58 pikë, ndërsa Juventusit mbetet i shtati me 44 pikë. /Telegrafi/

Exit mobile version