Telegrafi

Lazio e Udine në çerekfinale

Me golat e shënuar nga Aleksandar Kolarov (57’) dhe Sergio Floccari (74’), Biancocelestët dolën fitues përballë sicilianëve, në ndeshjen e zhvilluar në Stadio Olimpico të Romës.

Ndërkohë, heronj të Udines ishin Francesco Lodi nga pika e bardhë (45’) dhe Bernardo Corradi (61’).

Në çerekfinale, Lazio do ta ketë përballë Fiorentinan, ndërsa Udinese do të ndeshet kundër Milanit. /Telegrafi/