Riza Durmishi është larguar nga Lazio pas gjashtë muajve pa luajtur.
Mbrojtësi shqiptar me pasaportë daneze nuk ka qenë në planet e trajnerit Inzaghi këtë edicion.
Tekniki italian nuk e kishte futur në listën e lojtarve që kanë pasur drejt loje në Serie A dhe Ligën e Kampionëve.
Ai nuk ka luajtur asnjë minutë këtë edicion me klubin kryeqytetas, derisa tani është huazur në Serie B.
Ka qenë klubi i Lazios që ka njoftuar se e kanë huazuar mbrojtësin e majtë tek Salernitana për gjashtë muaj.
“SS Lazio njofton se ka huazuar përkohësisht deri në fund të sezonit mbrojtësin Riza Durmishi te Salernitana”, thuhet në njoftimin e klubit bardhekaltër.
Ish-reprezentuesi danez më parë ka luajtur edhe për Brondbyn në Danimarkë dhe Real Betisin në Spanjë.
Edicionin e kaluar ai ka qenë i huazuar tek Nice në Ligue 1, por klubi francez nuk e shfrytëzoi të drejten e blerjës së tij. /Telegrafi/