Telegrafi

Lazio dhe Sassuolo në luftë për Nedim Bajramin

Lazio dhe Sassuolo ia kanë vënë syrin mesfushorit të e Empolit dhe Kombëtares së Shqipërisë, Nedim Bajramit, i cili ka qenë një nga yjet e deritanishëm të sezonit te ekipi toskan.

Sulmuesi 22-vjeçar shqiptar ka shënuar shtatë gola dhe ka dhënë katër asistime në 20 paraqitje në të gjitha garat, përfshirë golat kundër Milanit dhe Lazios.

Siç raportohet nga Calciomercato.com, Lazio dhe Sassuolo janë të interesuara për të blerë 22-vjeçarin Bajrami në afatin kalimtar të verës.

Trajneri i Sassuolos, Alessio Dionisi e njeh mirë lojtarin shqiptar nga koha e tyre së bashku sezonin e kaluar, ndërsa Lazio ka hapur bisedimet me klubin toskan pasi ata besojnë se ai do të ishte i përshtatshëm për sistemin 4-3-3 të trajnerit Maurizio Sarri.

Bajrami është një mesfushor sulmues i shpejtë dhe kreativ, i rëndësishëm në lojën sulmuese të Empolit.

Këtë sezon ai ka rrezikuar mesatarisht me 4.99 gjuajtje për 90 minuta, i shtati më i mirë në ligë përpara Lorenzo Insigne, Nicolo Barella dhe Federico Chiesa./Telegrafi/