Dy skuadrat e mëdha italiane, Roma dhe Lazio kanë shprehur interesimin për nënshkrimin me mbrojtësin e Sao Paulos, Rodrigo Caio.
23-vjeçari brazilian është rritur me të rinjtë e skuadrës braziliane, por thuhet se është duke refuzuar të nënshkruajë një zgjatje të kontratës.
Marrëveshja e tij aktuale me brazilianët skadon në verë të vitit 2018 dhe një largim i tij është shumë i mundshëm.
Sipas Gazzetta dello Sport, dy klubet romake po konkurrojnë për të kapur firmën e tij, me vlerën e futbollistit që thuhet të jetë fikse nga vera e kaluar në rreth 10 milionë euro.
Të dy, Milani dhe Napoli ishin të lidhura më parë me lojtarin, por nuk ka pasur të të ketë zhvillime të mëtejshme për nënshkrimin e tij.
23-vjeçari ka bërë dy paraqitje të plota ndërkombëtare për ekipin kombëtar brazilian, dhe mban edhe një pasaportë italiane.
Afrimi i mundshëm i Caios te Lazio apo Roma është i madh, pasi rrezikojnë të humbin mbrojtësit e tyre, Kostas Manolas dhe Stefan De Vrij./Telegrafi/