Lazio dhe Milani i kanë ndarë pikët në derbin e javës në Serie A, pasi kanë barazuar me rezultat 1-1.
Skuadra nga kryeqyteti italian nuk e ka shfrytëzuar stadiumin e saj ‘Olimpico’ për të shënuar fitoren e radhës në Serie A ndaj Milanit, pasi ndeshja në fund përfundoi me barazim.
Pjesa e parë e takimi i takoi në tërësi skuadrës vendase, të cilët krijuan më shumë raste, por arritën ta shënojnë vetëm një gol.
Goli i vetëm në këtë pjesë u shënua nga kapiteni Lucas Biglia, i cili ishte i saktë nga pika e bardhë në minutën e fundit të pjesës së parë dhe me epërsinë 1-0 skuadrat shkuan në pushim.
Në pjesën e dytë, Milani u ngjall paksa duke luajtur më barabartë dhe duke krijuar gjithashtu raste në tentim për të gjetur golin e barazimit.
Megjithatë, ai erdhi fare në fund të ndeshjes me anë të spanjollit Suso, i cili shënoi golin e barazimit në minutën e 85.
Deri në fund të ndeshjes, skuadrat provuar për të gjetur golin e fitores, por asnjëra nuk ia arriti dhe në fund u desh të kënaqen me nga një pikë.
Pas këtij barazimi, Lazio e sheh vetën në pozitën e gjashtë me 44 pikë, ndërsa Milani renditet e shtata me 41 pikë. /Telegrafi/
https://twitter.com/Patrytredici/status/831244602367758337
Suso's goal pic.twitter.com/NbS7U7n2E2
— ⭐️⭐️👍🏼 (@semo33) February 13, 2017