Telegrafi

Lazio barazon, Sampdoria përmbys Udinen

Biancocelestët kaluan të parët në epërsi me golin e Guglielmo Stendardos (18’), ndërsa Sergio Pellissier barazoi rezultatin (77’).

Në këtë ndeshje luajti edhe sulmuesi shqiptar Erjon Bogdani, i cili u inkuadrua për Chievon nga minuta e 62-të.

Në takimin tjetër, Sampdoria fitoi me rezultat 3-2 përballë Udineses, edhe pse dy herë u gjet në disavantazh.