Lazio ka fituar me rikthim 3-1 ndaj Juventusit në takimin e vlefshëm për javën e 15-të në Serie A.
Kryeqytetasit kanë arritur të marrin një fitore të madhe nda Juventusit, që ka shijuar humbjen e parë këtë sezon në kampionat.
Golat në këtë takim u shënuan nga Luiz Felipe (45+), Sergej Milinkovic-Savic (74′) dhe Felipe Caciedo (90+) për vendasit, ndërsa Cristiano Ronaldo (25′) për mysafirët.
Lojtari më i vlerësuar i ndeshjes ishte mesfushori Savic, i cili u vlerësua me notë 8.2, ndërsa nota më e ulët shkoi për Juan Cuadrado që u notua me 5.8.
Për 90 minuta në këtë ndeshje luajti edhe portieri shqiptar, Thomas Strakosha, i cili pati paraqitje të mirë duke u notuar me 7.0.
Lazio:
Juventus:
/Telegrafi/