Telegrafi

Lazio 2-3 Inter, nota e Strakoshës dhe të tjerëve

Momenti i golit nga D'Ambrosio (Getty Images)

Interi ka fituar në udhëtim te Lazio me rezultat 2-3 në ndeshjen e fundit të sezonit në Serie A.

Skuadra e Luciano Spallettit ka arritur të marrë një fitore të madhe, e cila vlen kualifikim në Ligën e Kampionëve për sezonin e ardhshëm.

Golat në këtë ndeshje u shënuan nga Ivan Perisic (OG, 9′), Felipe Anderson (41′) për Lazion, ndërsa për Interin shënuan Danilo D’Ambrosio (29′), Mauro Icardi (78′) dhe Matias Vecino (81′).

Lexo po ashtu Interi rikthehet në Ligën e Kampionëve pas fitores së çmendur me rikthim te Lazio

Lojtari më i vlerësuar i kësaj ndeshje ishte Anderson, i cili u vlerësua me 8.0, ndërsa Luis Felipe pati notën më të ulët 5.6.

Felipe Anderson (Getty Images)

Te Interi më të dalluarit ishin Vecino me notë 7.7 dhe Icardi me notë 7.5.

Paraqitje të mirë pati edhe portieri i kombëtares shqiptare, Thomas Strakosha, i cili u notua me 6.6. /Telegrafi/

Lazio:

Inter: