Site icon Telegrafi

Lazio 1-1 Roma, nota e Strakoshës dhe lojtarëve të tjerë

Thomas Strakosha (Foto: Marco Rosi/Getty Images/Guliver)

Lazio dhe Roma i kanë ndarë pikët në kuadër të përballjes së javës së dytë në Serie A, pasi ndeshja përfundoi 1-1 në Olimpico.

Giallorossët ishin të parët që kaluan në epërsi me anë të Aleksandar Kolarov në minutën e 17-të nga penalltia, ndërsa shifrat i barazoi Luis Alberto (59’).

Lazio ishte skuadër për një nuancë më e mirë, derisa mori vlerësimin 6.81, ndërsa Roma e mori notë 6.72, diferencë e ngushtë mes të dyja skuadrave.

Lazio vs Roma (Foto: Marco Rosi/Getty Images/Guliver)

Lojtari me paraqitjen më të mirë në këtë ballafaqim ishte mesfushori i vendasve, Luis Alberto, që shënoi golin e barazimit dhe mori vlerësimin 8.0.

Lexo po ashtu Derbi romak dhuron emocione, spektakël dhe gola - por jo edhe fitues

Nga ana tjetër, dështimi i ndeshjes ishte mbrojtësi i Lazios, Luiz Felipe, që mori notën 6.0, por që paraqitje të mirë nuk kishte as Thomas Strakosha që mori vlerësimin 6.1.

Vlerësimi i lojtarëve të tjerë të të dyja skuadrave:

Notat e lojtarëve të Lazios (Foto: WhoScored)
Notat e lojtarëve të Romës (Foto: WhoScored)

/Telegrafi/

Exit mobile version