Lazio dhe Juventus kanë ndarë pikët në derbin e xhiros së shtatë në Serie A.
Kampioni në fuqi i Italisë ka qenë në epërsi që nga minuta e 15-të, kur realizoi nga afërsia Cristiano Ronaldo.
Por kur të gjithë prisnin fundin e ndeshjes,Felipe Caicedo i vendasve barazoi shifrat në 1-1 për të përfunduar ndeshja pa fitues.
Cristiano Ronaldo ka qenë lojtari më i vlerësuar në këtë takim me notën 8,1 nga të dyja skuadrat.
E me ndeshje të mirë te Juventusi u dalluan edhe Juan Cuadrado,Adrien Rabiot e Leonardo Bonucci.
Ndërkohë te Lazio nota më e lartë shkoi për Angel Correan që asistoi tek goli i Felipe Caicedos.
Vedat Muriqi luajti titullar dhe qëndroi në fushë për 54 minuta, teksa u vlerësua me notën 6,3. /Telegrafi/