Lajmi është konfirmuar nga gazeta “Nature Phonotics”, që i referohet studimit më të fundit të Institutit të Teknologjisë në Kalsruhe të Gjermanisë. Sipas këtij studimi që bazohet te testet e kryera në këtë institut, kjo do të thotë se e gjithë arkiva e Kongresit Amerikan trasferohet në një dosje tjetër brenda 10 sekondash.
Kjo teknologji e avancuar që mundëson këtë “mrekulli”, njihet si “fast Fourier transform” dhe përbëhet nga një lazer me më shumë se 300 ngjyra të veçanta, ku secila prej tyre përmban një informacion të ndryshëm.
Pavarësisht këtij suksesi, do të duhen ende disa dekada përpare se kjo teknologji të nisë e të përdoret nga institucionet, pasi, sipas të dhënave, një lazer i tillë është mjaft i kushteshëm. /BBC/