Këngëtarja Yllka Kuqi është shquar gjithmonë për hijeshinë e saj skenike.
Ajo ka ditur që gjithnjë të vijë me paraqitje dinjitoze para publikut, teksa të rralla kanë qenë rastet kur është shfaqur më ekstravagante se zakonisht.
Mirëpo, së fundmi këngëtarja ka ndryshuar paksa në këtë drejtim, pasi nëse shohim me vëmendje postimet e saj në rrjetet sociale, ajo po shfaqet tashmë më provokuese se më parë.
Së fundmi, ajo ka publikuar një video në Instagram, ku shfaqet duke kërcyer në studion e “Sellmas’, teksa provokon duke lëvizur belin dhe të pasmet e saj.
Kujtojmë që muaj më parë ajo ishte mjaft e përfolur edhe për ekspozimin në veshjen e saj, gjë e cila nuk u prit aspak mirë nga fansat. /Telegrafi/