Telegrafi

Lazarov kërkon falje për videon e publikuar me Llatasin

Stefan Lazarov i cili para disa ditëve intervistoi gazetarin Dragan Pavloviq-Llatas ka reaguar për herë të parë në opinion me çka dhe ka kërkuar falje dhe se i vjen keq se ka një mendim se ai promovon dhunuesit në videot e tij.

Ai përmendi sërish se është një ndjekje serioze. Ai pyet se si pati reagime pak ditë pas publikimit. Ai thotë se është për të ardhur keq se si në vendin tonë gjërat po dalin jashtë kontekstit.

“Videon që e keni parë, nuk është më në kanalin tim, është normale që më ka prekur edhe mua. Nuk e di a kamë bërë mirë që e kam larguar apo jo, mirëpo mendoj se një përmbajtje e tillë nuk duhet të jetë në kanalin tim”, tha Lazarov.

Intervista që shkaktoi një varg reagimesh në të cilën Llatas në një pjesë tregon për një eksperiencë seksuale me një vajzë, e cila ishte goditur me shuplakë dhe ishte detyruar të kryej marrëdhënie seksuale me disa persona, nuk mund të gjendet më në rrjetet sociale./Telegrafi/

Lexo po ashtu Largohet nga YouTube video me përmbajtje seksiste nga Llatas