Site icon Telegrafi

Lazarevski: Prokuroria Publike ka kapacitete që të procedojë me të gjitha lëndët e PSP-së

Prokuroria Publike ka kapacitetin për të proceduar me gjitha lëndët, megjithëse nuk ka burimet e Prokurorisë Speciale Publike në pjesën e pozicionit financiar material dhe të personelit, tha në intervistë për AIM, Bodan Lazarevski, prokuror publik në Prokurorinë e Republikës së Maqedonisë dhe koordinator për marrëdhëniet me publikun në prokuroritë publike.

Ai tha se lëndët e PSP-së po ndjek me vëmendje nga opinioni dhe këtë e respekton Prokuroria Publike.

“Pikërisht për këtë, procedimi në lëndë të tilla nënkupton edhe hapje më të madhe dhe njëkohësisht nënkupton edhe barë më të madhe, por jemi të vetëdijshëm për nevojën që duhet të përballemi dhe kjo për ne nuk është pengesë. Përkundrazi, duke siguruar transparencë në procedim dhe ndaj këtyre lëndëve, prokuroria publike do t’i tregojë edhe opinionit se ne të gjithë jemi prokuror dhe se të gjithë punojmë sipas ligjeve të njëjta dhe se nuk ka dallime”, tha Lazarevski.

I pyetur në lidhje me standardit e hapjes ndaj opinionit të vendosur nga PSP, Lazarevski tha se në thelb standardet ligjore dhe profesionale janë në mes hapjes së madhe drejtë opinionit dhe mbylljes së tërësishme drejtë opinionit./Telegrafi/

Exit mobile version