Site icon Telegrafi

Lazarat, humb jetën i riu, u godit nga rrufeja

Një tragjedi ka ndodhur pasditen e sotme në fushën e Luginës së lumit Drino, afër fshatit Bulo, kur rrufeja ka mbytur një të ri.

Mësohet se 22-vjeçari Xhuliano Koçiu ka humbur jetën pasi u godit nga rrufeja, derisa ishte duke kullotur bagëtitë.

Ai  është dërguar me urgjencë në spital, ku është konstatuar vdekja e tij.

I riu nga Lazarati është viktima e dytë brenda pak ditësh që humb jetën nga rrufetë. Në Shkodër u goditën tre persona në një arë teksa ishin duke punuar tokën.

Exit mobile version