Site icon Telegrafi

Lazarat, hashash edhe në kulmet e shtëpisë! (Video)

Aty hashashi është bima e cila kultivohet që nga fara e deri në procesin final të boçeve të cilat arrijnë në treg me vlerën 300 euro për kilogram.

Një grup i xhirimit të “A1 Report” ka mundur të futet në brendësi të fshatit, duke iu ofruar pamje ekskluzive të cilat flasin qartë se Lazarati dhe banorët e tij vazhdojnë të pa shqetësuar nga askush kultivimin e drogës.

Derisa nga kreu i kësaj komunë, Dasho Aliko, nuk ka asnjë denoncim, në oborret e shtëpive pamjet tregojnë se janë me qindra e mijëra vazo me ngjyrë të kuqërremtë që janë të mbjella plot me fidanë hashashi. Në pamje nuk mungojnë as bidonët me pleh apo depozitat e ujit që nevojiten për kultivimin e fidanëve.

Pamja është thuajse e njëjtë në të gjitha shtëpitë e fshatit ku me mure të larta – për të shmangur vështrimet nga lëvizjet nëpër fshat – secili nga banorët ka krijuar “oazën” e tij!

Një ditë më parë Policia e Shtetit njoftoi se të hënën nis procesi i monitorimit me aeroplanë për identifikimin e zonave me hashash, ndërsa pamjet e “A1 Report” tregojnë se procesi në Lazarat vazhdon. /Shqiptarja/A1 Report/

Exit mobile version