Nevojiten:
* 1,5 kg patëllxhanë
* 40 ml vaj ulliri
* 3 speca të kuq
* 400 ml shtalpë
* 4 vezë, kripë, piper i zi
* 100 g djathë parmezan
Përgatitja:
1. Patëllxhanët pastrohen dhe priten në rriska të vogla. Rriskat lyhen me vaj ulliri dhe kaurdisen, derisa të skuqen, në tigan tefloni. Pastaj vendosen në letër kuzhine për t’u tharë.
2. Specat ndahen përgjysmë dhe u hiqen farat. Gjysmat priten hollë për së gjati. Furra nxehet mirë (180 gradë Celsius, me ventilim 160 gradë Celsius).
3. Shtalpi dhe vezët tunden. U shtohet shumë kripë dhe piper i zi i bluar. Parmezani gërryhet imët. Rriskat e patëllxhanit dhe rriskat e specave palosen në tavë të përshtatshme (diametri 24 centimetra) në të cilën është shtruar letër për pjekje, ose në një tavë për pjekje të lyer mirë me yndyrë. Në secilën shtresë hidhet pak parmezan. Mbi të derdhet kremi me vezë. Në fund shtohet parmezani i mbetur.
Piqet në raftin e mesëm të furrës afro 45 minuta. Sipas dëshirës, shërbehet me salcë domatesh. /Telegrafi/