Site icon Telegrafi

Laxalt e dëshiron largimin nga Milani

Diego Laxalt (Foto: Marco Luzzani/Getty Images/Guliver)

Agjenti i Diego Laxalt pohon se nuk ka asnjë preferencë midis Italisë apo jashtë vendit, për sa kohë që është një klub i madh, pasi lojtari është gati të largohet nga Milano.

Anësori uruguaian u transferua në vitin e kaluar nga Genoa për 14 milionë euro plus bonuse të lidhura me performancën, por ai kishte vetëm 29 paraqitje gjatë gjithë sezonit

Lojtari 26-vjeçar tashmë është takuar me Marco Giampaolon që i ka bërë me dije se nuk është në planet e tij për sezonin e ri.

Diego Laxalt (Foto: Nicolò Campo/LightRocket via Getty Images/Guliver)

“Ende nuk ka asnjë lajm, por të martën pasdite kemi një takim të planifikuar në Casa Milan për të biseduar me drejtorët e kuqezinjve”, ka thënë agjenti Ariel Krasouski për Milannews.it.

Lexo po ashtu Milani po mendon t'i shesë Castillejon dhe Laxaltin

“Ne nuk kemi asnjë preferencë midis Italisë apo jashtë vendit, për sa kohë që është një klub i madh”

Laxalt gjendet në Itali që nga viti 2013 duke luajtur për skuadrat si, Interin, Bolognan, Empoli, Xhenova dhe Milanin. /Telegrafi/

Exit mobile version