Telegrafi

Lavrov: Zgjidhja për statusin, vetëm me pajtimin e të dyja palëve

Sipas Lavrovit, aktualiteti i këtij takimi është i theksuar veçmas, pasi që po ofron momenti kur Treshja ndërmjetësuese do të raportojë para Sekretari të Përgjithshëm të KB-së.

Ndërkaq, ministri serb, Jeremiq, ka thënë se Serbia është e vendosur që të gjendet një zgjidhje kompromisi për statusin e Kosovës.

“Jemi ta gatshëm, fleksibilë dhe konstruktivë, por ekzistojnë ‘vijat e kuqe’ të cilat nuk mund t’i kalojmë”, ka thënë Jeremiq, duke shtuar se këto “vija të kuqe” janë sovraniteti dhe tërësia territoriale e Serbisë.