Site icon Telegrafi

Lavrov: Zgjerimi i NATO-s, përfshi Maqedoninë, është i gabueshëm

Russian Foreign Minister Sergei Lavrov listens during a press conference at the Grand Hotel in Vienna, Austria October 30, 2015. The United States disclosed plans on Friday to station the first American boots on the ground in Syria in the war against Islamic State fighters, saying dozens of special forces troops would be sent as advisers to groups fighting against the jihadists. REUTERS/Brendan Smialowski/Pool? - RTX1U18R

Ministri i Punëve të Jashtme të Rusisë, Sergey Lavrov ka deklaruar se është gabim zgjerimi i NATO-s drejt Maqedonisë.

Sipas tij, ka një marrëveshje xhentëlmene ndërmjet Rusisë dhe SHBA-ve, të arritur në vitet e 90-ta të shekullit të kaluar, ku NATO zotohet që të mos zgjerohet në lindje drejt kufijve të Rusisë, dhe që është shkelur me tre zgjerime.

Në përgjigjet e tij për agjencinë serbe të lajmeve “Beta”, në lidhje me përfshirjen e Maqedonisë në NATO, Lavrov thotë se kjo paraqet minim të marrëveshjes që asnjëra palë nuk do të arrij sigurinë e tij, duke ofruar siguri për të tjerët.

Lavrov thotë se siguria e shteteve të Ballkanit nuk rritet me atë që bën NATO, dhe se rajoni nuk rrezikohet nga Rusia.

Në lidhje me Malin e Zi, Lavrov thotë se pranimi ishte artificial dhe i panevojshëm, ndërsa nuk bën dallim as për Maqedoninë, kur i shpreh qëndrimet rreth zgjerimit të NATO-s./Telegrafi/

Exit mobile version