Telegrafi

Lavrov: Zgjerimi i NATO-s edhe me Maqedoninë e shton konfrontimin

Në konferencën e përbashkët për shtyp të dy ministrave të Punëve të Jashtme të Rusisë dhe Serbisë, Lavrov dhe Daçiq, ministri rus sërish iu qas anëtarësimit të mundshëm të Maqedonisë në NATO.

Sipas tij, gjendja në Evropë nuk është e mirë për shkak të disa anëtarëve të BE-së dhe NATOs, të cilët e rritin konfrontimin me zgjerimin e Aleancës veriatlantike në drejtim të Lindjes.

Lavrov thotë se në rastin e zgjerimeve nuk merret parasysh mendimi i qytetarëve, duke përmendur Malin e Zi në këtë rast, dhe duke shtuar se të njëjtën dëshirojnë ta bëjnë në Maqedoni dhe Bosnjë e Hercegovinë./Telegrafi/