Ministri rus i Punëve të Jashtme, Sergei Lavrov shprehu sot keqardhje për përshkallëzimin e tensioneve mes Moskës dhe Uashingtonit, pas mbylljes së konsullatës ruse në San Francisko si dhe të dy anekseve të shërbimeve të saj në Uashington dhe Nju Jork.
“Ministri shpreh keqardhje për përshkallëzimin e tensioneve në marrëdhëniet dypalëshe, që nuk është filluar nga ne dhe njoftoi se masat e reja të shpallura nga amerikanët do të analizohen me vëmendje nga Moska”, deklaroi diplomacia ruse në një komunikatë, pas një bisede telefonike mes Lavrovit dhe homologut të tij amerikan, Rex Tillerson.
SHBA-ja i ka dhënë deri të shtunën kohë Rusisë për të mbyllur konsullatën e përgjithshme në San Francisko si dhe dy anekse të shërbimeve të saj, në Uashington dhe Nju Jork, si përgjigje ndaj reduktimit drastik të personelit të përfaqësimit diplomatik amerikan në Rusi.
Në fund të korrikut u vendos një reduktimi drastik i 755 diplomatëve dhe punonjësve, rusë apo amerikanë të ambasadës dhe të konsullatave amerikane nga Vladimir Putin si përgjigje ndaj sanksioneve të Uashingtonit.