Site icon Telegrafi

Lavrov: Trump dhe Putin do të takohen në korrik në Hamburg

Presidenti amerikan, Donald Trump dhe homologu i tij rus, Vladimir Putin, do të takohen në korrik në qytetin gjerman të Hamburgut, deklaroi sot ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov.

Në korrik Hamburgu do të presë samitin e G20-tës.

Lavrov, i cili takoi sot Trumpin në Uashington, tha se bisedimet e tyre ishin përqendruar mbi bashkëpunimin e mundshëm për Sirinë.

”Vendosja e paqes në Siri është prioriteti më i rëndësishëm”, theksoi Lavrov.

Exit mobile version