Shefi i diplomacisë ruse, Sergey Lavrov ka deklaruar se zgjidhjen e re të çështjes së emrit ndërmjet Maqedonisë dhe Greqisë do ta parnojë edhe Rusi, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Sipas tij, kjo çështje kishte mbetur e fjetur për një periudhë të gjathë dhe se u zgjua pas vendimit të SHBA-ve që ta pranojë Maqedoninë në NATO.
Lavrov theksoi se Greqia nuk është e detyruar të bëj lëshime, pasi që është pjesë e NATO-s, ndërkaq shtoi se do të pranohet zgjidhja e cila do të bekohet edhe nga Kushtetuta e Maqedonisë./Telegrafi/