Site icon Telegrafi

Lavrov: S’ka dëshmi për ndërhyrje ruse në punët e brendshme të Maqedonisë

Ministri i Punëve të Jashtme të Rusisë, Sergei Lavrov gjatë konferencës së sigurisë në Mynhen tha se “s’janë paraqitur asnjë dëshmi për ndërhyrje të Rusisë çështjen e ‘ndryshimi të emrit të Maqedonisë'”.

“Ishim të akuzuar se po bëjmë ndërhyrje në problemin e ndryshimit të emrit të Maqedonisë, por nuk dhanë asnjë dëshmi”, tha Lavrov, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ndërkaq, pas disa javëve, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg për “Euronews” pas nënshkrimi të protokollit për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO dhe se “Rusia është përpjekur te vendet e Ballkanit që pretendojnë nëse duhet të bashkohen në aleancën mbrojtëse”.

Lexo po ashtu Stoltenberg: Rusia ka provuar ndërhyrjen te shtetet që pretendojnë anëtarësimin në NATO

“Rusia po përpiqet të përzihet, Rusia po përpiqet të ndërhyjë në proceset politike të kombeve sovrane”, tha Stoltenberg për “Euronews”./Telegrafi/

Exit mobile version