Telegrafi

Lavrov: Situata tani më e keqe se ajo e Luftës së Ftohtë

Diplomati më i lartë i Rusisë ka hedhur poshtë retorikën siç e cilëson ai të Britanisë së Madhe dhe Shteteve të Bashkuara kundër Moskës mbi helmimin e ish-agjentit të dyfishtë Sergei Skripal, duke thënë se është më keq tani se sa ishte gjatë Luftës së Ftohtë.

Lavror tha se ka pasur shumë diskutime nëse situata aktuale është më e keqe se ajo e periudhës klasike të Luftës së Ftohtë, sepse atëherë të paktën ka pasur disa rregulla”.

Ai gjithashtu akuzoi Britaninë, SHBA-në dhe fuqitë e tjera perëndimore për përhapjen e “gënjeshtrave dhe dezinformimit të hapur”, përcjell oranews.tv.

Helmimi i Skripal dhe i vajzës së tij në Salisbury në fillim të marsit ka çuar në përkeqësimin më të keq diplomatik midis Londrës dhe Moskës në vite.

Akuzat britanike për përdorimin e agjentit nervor ushtarak kundër ish-spiunit janë mohuar vazhdimisht nga Moska.

Megjithatë, “hedhja e fajit” shkaktoi një përshkallëzim të tensioneve midis Rusisë dhe fuqive të tjera perëndimore, duke përfshirë SHBA-të dhe një numër shtetesh të BE-së, të cilët ndoqën hapat e Britanisë duke dëbuar diplomatët rusë.

Të hënën, Lavrov përsëriti se të gjitha këto pohime duhet të mbështeten nga fakte.

Lavrov gjithashtu akuzoi Britaninë e Madhe dhe SHBA-të se luajnë “lojëra fëmijësh” në vend që të japin dëshmi.