Site icon Telegrafi

Lavrov: “Rusofobia” perëndimore më e keqe se në Luftën e Ftohtë

Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, tha se “rusofobia” në vendet perëndimore është më e lartë se sa ishte në kulmin e Luftës së Ftohtë.

“Rusofobia është e paprecedente dhe ne këtë nuk e kemi par asnjëherë gjatë Luftës së Ftohtë”, i tha Lavrov gazetës së përditshme ruse ‘Kommersnat’, në intervistën e publikuar dje.

Ai, mëtutje ka tërhequr vërejtjen se Rusia i ka “linjat e kuqe”, të cilat duhet të respektohen, ashtu siç ishin respektuar gjatë Luftës së Ftohë”.

Lavrov e ka kritikuar atë që ai e cilësoi si “përpjekje për ta ndëshkuar Rusinë me çfarëdo mjete të mundshme”, e veçanërisht i ka theksuar sanksionet e imponuara nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian, të cilat i ka quajtur “absurde dhe të pabaza”, transmeton Evropa e Lirë.

Exit mobile version